ISIS e djeg të gjallë komandantin e vet për shkak të disfatës

Autori:Gazeta Fjala

ballina isis

Grupi terrorist ISIS pas disfatave të fundit në veri të Irakut, ka djegur në zjarr komandantin e tij në rajonin strategjik Sharkat dhe disa pjesëtarë të tjerë të këtij grupi terrorist.

Kanali informativ “Russia Today” në gjuhën arabe të shtunën në mbrëmje duke cituar Dhunun Sab’avi, një prej komandantëve të operacioneve në provincën Ninva të Irakut, shtoi se pas çlirimit të rajonit Sharkat, grupi terrorist ISIS me anë të një veprimi të çmendur ka djegur në zjarr komandantin e tij ushtarak në këtë rajon të quajtur me emrin Abu Hamzeh Al-Libi sëbashku me 16 terroristë të tjerë që e shoqëronin atë.

ISIS këta persona i ka dënuar me këtë dënim me akuzë se janë arratisur nga lufta. ISIS këta persona i ka djegur në zjarre para syve të publikut për shkak se nuk kanë rezistuar përballë forcave irakiane. Ndërkohë Ahmed Al-Xhaburi, kryetar i provincës Salahudin të Irakut, ka njoftuar se kjo provincë është çliruar tërësisht nga pushtimi i terroristëve të ISIS dhe deklaroi se janë marrë nën kontroll edhe pozicionet e fundit të terroristëve të ISIS në zonën Zuveja në jug të rajonit Sharkat.

Nga ana tjetër burimet lokale në provincën Ninva kanë thënë se grupi terrorist ISIS ua ka prerë kokën edhe 25 civilëve të tjerë irakianë për shkak se kanë bërë përpjekjeve të largohen nga rajoni.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/isis-e-djeg-te-gjalle-komandantin-e-vet-per-shkak-te-disfates/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala