ISIS djeg të gjalla 19 femra

Autori:Gazeta Fjala

fe_1474266792-7349407

Militantët e ISIS kanë ekzekutuar publikisht 19 femra duke i djegur ato të gjalla në Mosul, Irak.

Gratë u dogjën për vdekje në kafaze hekuri sepse ato refuzuan të kryenin marrëdhënie seksuale me luftëtarë të ISIS.

“U ndëshkuan pasi refuzuan të bënin seks me militantët e ISIS”, tha Abdullah al-Malla, një aktivist i medias lokale.

Një dëshmitar okular në Mosul tha: “19 vajzat u dogjën për vdekje, ndërkohë që qindra njerëz po shikonin. Askush s’mundi të bënte asgjë që t’i shpëtonte ato nga dënimi brutal.”

Mijëra gra janë zënë rob kur ISIS mori kontrollin e Sinjar, në veri-perëndim të Irakut, në gusht të 2014-ës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/isis-djeg-te-gjalla-19-femra/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala