Ish-zyrtarja akuzon EULEX-in për zhdukje provash dhe diskriminim të zyrtarëve shqiptarë

Autori:Gazeta Fjala

eulex

Një ish-zyrtare e EULEX-it flet për raste të rënda që janë neglizhuar nga Prokurorët e EULEX-it. Për tetë vjet punë në EULEX ish-zyrtarja e këtij institucioni Fatime Buzolli thotë se kishte hasur e raportuar keqpërdorime të mëdha .

Por raportimi i këtyre padrejtësive ajo thotë se i kushtoi me keqtrajtim dhe diskriminim nga prokurorja Nita Amin. Këtë të fundit ajo e kishte akuzuar për një mori shkeljesh si zhdukje të provave e trajtim jo të duhur të rasteve siç janë rasti kundër të akuzuarit kryesor për orkestrim të trazirave të marsit të vitit 2008 Milan Ivanovic dhe rasti i vrasjes së policit Enver Zymberi.

“Në të gjitha rastet ku Nita Amin ishte e përfshirë të gjitha rastet kanë shkuar ters. As një rast nuk është kryer siç duhet”, tha Buzolli për televizionin publik të Kosovës.

Buzolli ka akuzuar edhe asistenten e prokurores britanike Aleksandra Spiric e cila sipas saj kishte dorë në rrjedhjen e disa informacioneve të rëndësishme.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/ish-zyrtarja-akuzon-eulex-in-per-zhdukje-provash-dhe-diskriminim-te-zyrtareve-shqiptare/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala