“Ish-shefi” i Kadri Veselit paguan 7 mijë euro për akomodim

Autori:Gazeta Fjala

uran - kadri

Afër 10 mijë euro kanë shpenzuar për akomodim në udhtim zyrtar jashtë vendit, kreu i PDK-së, Kadri Veseli dhe ish -shefi I kabinetit të tijë, njëherësh nënkryetari I PDK-së, Uran Ismaili.

Kështu thuhet në Raportin e Shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës për tremujorin e parë të këtij viti, shkruan Gazeta Fjala.

Në këtë raport nuk jepen detaje se në cfarë hoteli janë akomoduar apo në cilin vend kanë udhëtuar, megjithatë figuron vetëm shuma e paguar me datë 13 mars 2017, raporton Gazeta Fjala.

Sipas këtij raporti shuma që ka paguar për akomodim nënkryetari i PDK-së kap shifrën 7 mijë e 180 euro, ndërsa po në ët njëjtën datë Veseli ka paguar mbi 2 mijë euro për akomodim./Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/ish-shefi-i-kadri-veselit-paguan-7-mije-euro-per-akomodim/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala