Ish-punëtorët e fabrikës së Gypave provojnë të hyjnë në Qeveri (Foto)

Autori:Gazeta Fjala

11130029_1580116498914643_2084053058_n

Ish punëtorët e Fabrikës së Gypave në Ferizaj, kanë tentuar të futen brenda Qeverisë së Kosovës, për shkak se nuk iu është paguar kompensimi.

Ata janë para ndërtesës së Qeverisë në shatorr tash e afër 300 ditë. Ish-punëtorët kanë paralajmëruar se do të futen në objektin e Qeverisë nëse nuk kompensohen, pasi edhe Gjykata Kushtetuese ka vendosur në favor të tyre, raporton Indeksonline.

Ndërsa kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se nuk ka mjete buxhetori për t’i kompensuar, për shkak se janë afër 30 milionë euro.

11117455_1580116488914644_1392077677_n

11160419_1580116512247975_1045157557_n

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/ish-punetoret-e-fabrikes-se-gypave-provojne-te-hyjne-ne-qeveri-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala