Ish-presidentja Jahjaga mohon bashkimin me ndonjë parti

Autori:Gazeta Fjala

atifete-jahjaga

Atifete Jahjaga mohon bashkimin me ndonjë parti politike.

Teksa të gjithë liderët e partive politike në Kosovë kanë filluar të zhvillojnë fushata ‘para-zgjedhore’ duke iu paraprirë zgjedhjeve lokale që pritet të mbahen këtë vit, ish-presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga ka thënë se “vetëm ju dëshiroj suksese partive politike”.

Jahjaga nuk e ka komentuar mundësinë e bashkimit me ndonjë parti politike. Megjithatë, ish-presidentja e Kosovës ka thënë se nuk mban qëndrime, as negative dhe as pozitive, për partitë politike.

“Veç ju dëshiroj sukses. Pikë së pari qytetarëve iu dëshiroj sukses. Nuk kam kurrfarë opinioni as pozitiv e as negativ për asnjërën. Dhe asnjëherë nuk ia kam lejuar vetes të kem”, ka thënë Jahjaga për gazetën Insajderi.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/ish-presidentja-jahjaga-mohon-bashkimin-me-ndonje-parti/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala