Iraku miraton ligjin që legalizon martesat e fëmijëve 9- vjeçarë

Autori:Gazeta Fjala

2200-768x461_1510674162-4454984

Aktivistët e të drejtave të njeriut në Irak kanë ngritur zërin kundër miratimit të një ligji që legalizon martesat e fëmijëve që në moshën 9 vjeçare.

Shoqëria civile dhe aktivistë të ndryshëm kanë marrë pjesë në protesta ndaj këtij propozimi për amendament, të cilin e kanë quajtur ‘katastrofal’ dhe kanë thënë që ligji u jep të drejtë klerikëve myslimanë që të menaxhojnë si të duan me kontratat martesore dhe jetët e njerëzve, transmeton Gazeta Metro.

Në Irak, edhe në të kaluarën ka pasur propozime për ligje të tilla. Një i tillë ishte bërë më 2014 dhe parashihte që gratë të mos kenë fare të drejta në divorc apo ndarje të pasurisë.

Një aktivist i një organizate nga Jordania tha për Guardian që ky propozim amendament bie ndesh me konventat ndërkombëtare dhe ligjin vendor. “Nëse miratohet, secili sekt fetar do të pajtohet me atë që thonë klerikët fetarë. Do të jetë katastrofale për të drejtat e grave”, thotë Suad Abu-Dayyeh që vepron në Jordani.

Disa sekte fetare në Irak besojnë që gruaja e profetit Muhamed ishte 9 vjeçare prandaj thonë që fëmijët në këtë moshë mund të martohen. Sipas aktivistëve, të cilët po vazhdojnë të kundërshtojnë miratimin e këtij ligji, Iraku me këtë amendament do të kthehej 50 vjet prapa në kohë dhe do të shkeleshin ashpër të drejtat e grave.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/iraku-miraton-ligjin-qe-legalizon-martesat-e-femijeve-9-vjecare/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala