IPKO vazhdon mbështetjen e shkollave fillore publike nëpër komuna

Autori:Zekirja Shabani

ipko

Falë donacioneve nga IPKO, dita e parë e shkollës i ka gjetur disa shkolla publike në fshatrat e Kosovës në kushte të përmirësuara të mësimit dhe ambiente të rinovuara.

Në shkollat e fshatrave Vrellë, Gurrakoc (Istog), Dobërdolan (Suharekë), si dhe Dardani të Komunës së Ferizajit, IPKO ka bërë blerjen e bankave, renovimin e banjove, ndërtimin e mbulojës në hyrje të shkollës, si dhe pajisjen e shkollës me projektor dhe laptop.

Këtë projekt filantropik të cilin IPKO në bashkëpunim me drejtoritë komunale të arsimit e ka filluar në vitin 2014, ndërsa i njëjti ka vazhduar edhe këtë vit. Totali i projektit të IPKO-së me shkollat publike kap shifrën e 50 mijë eurove.

Deri më tani, IPKO i ka përfunduar projektet dhe kërkesat e rreth 40 shkollave fillore publike nëpër fshatrat e komunave të ndryshme të Kosovës.

Në mesin e kërkesave të realizuara nga shkollat që janë përzgjedhur për mbështetje nga IPKO, kanë qenë edhe mbjellja e fidaneve në oborrin e shkollës, lyerja e klasave, rregullimi i këndit të lojërave për fëmijët, vendosja e rrethojave në oborrin e shkollës, pajisja e shkollës me projektor, laptop dhe TV, plotësimi i bibliotekës me libra të rinj, krijimi i fushave të sportit, rregullimi i toaleteve brenda shkollës, rregullimi i hyrjes së shkollës, kompletimi i kabineteve të artit, muzikës me pajisje, dhe shumë kërkesa të tjera të ngjashme, të cilat e kanë përmirësuar ndjeshëm mirëqenien e nxënësve të shkollës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/ipko-vazhdon-mbeshtetjen-e-shkollave-fillore-publike-neper-komuna/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala