IPKO po t’kurret

Autori:Gazeta Fjala

frekuencat-e-reja-ipko-trefishon-shpejt-euml-sit-euml-e-4g-dhe-zgjeron-mbulueshm-euml-rin-euml-e-4g-edhe-n-euml-fshatra_hd-1200x630

Kompanisë së telefonisë mobile IPKO, nuk i ka ecur mirë puna në tremujorin e dytë të këtij viti. Madje, gjendja në treg sa i përket të hyrave është keqësuar shumë krahas operatorëve të tjerë telefonik.

Në një raport të bërë publik ditë më parë nga ARKEP, tregohet se IPKO gjatë tre muajve të fundit të këtij viti ka humbur tregun nga 37.23 në 35.77 për qind.

Derisa kompania VALA, siç bënë të ditur ARKEP është rritur nga 57.24 në 58.94 për qind të treguar, shkruan Gazeta Fjala.

Nëpër situatë jo të mirë kompania IPKO gjatë tre mujorit të dytë të këtij viti e ka pasur edhe me ndarjen e tregut të telefonisë mobile sipas përdoruesve. Në këtë fushë, siç bënë me dije ARKEP kompania IKPO e ka rënë nga 33.8 në 33.6 për qind.

E derisa IPKO ka rënë ARKEP ka treguar se një ngritje të lehtë në këtë fushë e ka pasur kompania VALA, nga 56.9 në 57.4 për qind.

Humbje gjatë kësaj kohe ka pasuar edhe operatori tjetër mobil Z-Mobile.

Ky operator ka pasuar rënie si në shtrirje te tregut dhe në ndarje të përdoruesve. Ndarja e tregut të telefonisë mobile sipas të hyrave për Z-mobile ka rënë nga 4.88 në 4.58 për qind.

Kurse, për ndarje të të tregut të telefonisë mobile sipas përdoruesve, Z-mobile ka rënë nga 9.32 në 8.93 për qind. /Gazeta Fjala/.

1

 

2

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/ipko-po-tkurret/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala