Inxhinierët e Trepçës sakrifikojnë  pensionet e tyre për të ndalur migrimin  

Autori:Zekirja Shabani

20150211_092759

Inxhinierët e Kombinatit Metalurgjik Trepça kanë vendosur të heqin dorë nga paratë e pensioneve.

Ata kanë bërë të ditur për Gazetën Fjala se kanë marrë një iniciativë që paratë e pensioneve të tyre që shkojnë në Fondin e Kursimeve Pensionale, nëse është e mundur ti derdhin në një fond të veçantë, nga i cili do të ndërtohej ndonjë fabrikë për punësimin e të rinjve.

Në këtë formë ata thonë se do të kontribuonin sadopak në zbutjen e papunësisë dhe do  të ndalnin ikjen e qytetarëve nga Kosova.

“Unë i kam rreth 10 mijë euro të kursyera në trust. Jam i gatshëm me i tërheq dhe me ia dhanë shtetit nëse hapë naj fabrikë për t’i punësu të rinjtë që po ikin çdo ditë nga vendi”, thekson inxhinieri Xhevdet.

Ai tregon se këtë ide e kanë diskutuar edhe me kolegët e tjerë dhe minatorë të shumtë, të cilët kanë shprehur gatishmëri të ndajnë secili aq sa ka mundësi për të ndihmuar.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/inxhinieret-e-trepces-sakrifikojne-pensionet-e-tyre-per-te-ndalur-migrimin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala