Investimet e MBPZHR-së dhe donatorëve gjermanë po rrisin prodhimtarinë bujqësore

Autori:Gazeta Fjala

19_06_2019_8572841_65191941_2313832475320006_7409350109277716480_n-852x460

Investimet e Ministrisë së Bujqësisë dhe donatorëve gjermanë po arrijnë që ta zhvillojnë sektorin e bujqësisë, duke ndikuar kështu në fuqizimin e mëtejmë të këtij sektori dhe duke gjeneruar vende të reja të punës.

Kështu është thënë sot gjatë vizitës që zëvendësministri i MBPZHR-së, Mevludin Krasniqi bashkë me Sekretarin e Përgjithshëm të ministrisë, Kapllan Halimi dhe Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt i kanë bërë Iniciativës për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës (IADK) dhe Qendrës Edukuese të Fermerëve në Komunën e Vushtrrisë.
Me këtë rast, zëvendësministri Krasniqi ka theksuar se IADK-ja me punën dhe përkushtimin e stafit profesional, përmes donacioneve nga GIZ – CETEP dhe partnerët tjerë gjermanë, ka mbështetur dhe po vazhdon të mbështesë qindra fermerë të vegjël anekënd vendit në zhvillimin e bujqësisë në përgjithësi, e sidomos sektorin e bimëve aromatike mjekësore dhe atë të frutave të malit në veçanti.

“Produktet Made in Kosova, bimët aromatike mjekësore dhe frutat e malit suksesshëm kanë depërtuar në tregjet evropiane, ku eksporti i tyre në vendet e rajonit dhe Evropës ka arritur në 95%”, ka thënë Krasniqi.

Gjatë kësaj vizite, ai ka falënderuar donatorët gjermanë dhe stafin e IADK-së për angazhimin e tyre në fuqizimin e bujqësisë në Kosovë.

Me këtë rast, ata kanë vizituar edhe disa fermer përfitues të granteve investive në Studime të Epërme dhe të Poshtme të Vushtrrisë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/investimet-e-mbpzhr-se-dhe-donatoreve-gjermane-po-rrisin-prodhimtarine-bujqesore/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala