Instituti i Shëndetit Publik i ka disa porosi për qytetarët

Autori:Gazeta Fjala

Vaksina_-_Injeksioni_-_gripi

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se çdo njeri mund të preket nga virusi i gripit sezonal dhe ta përhapë atë tek të tjerët.

Por disa njerëz janë në rrezik më të madh për t’u infektuar me virusin e gripit sezonal si:

• Fëmijët e vegjël nën 5 vjeç, sidomos deri në 2 vjeç

• Njerëzit 65 vjeç e sipër

• Gratë shtatëzëna.

• Njerëzit me sëmundje kronike.

Shenjat e zakonshme të gripit sezonal janë:

• Temperaturë e lartë

• Kollë

• Dhimbje fyti

• Lodhje

• Dhimbje koke

• Diarre dhe vjellje

• Dhimbje barku

• Rrjedhje të hundëve

• Dhimbje muskujsh

Shenjat paralajmëruese për emergjencë.

Duhet të dini se sëmundja zakonisht zgjat rreth një javë POR drejtohuni menjëherë tek mjeku nëse: Fëmijët shfaqin:

• Frymëmarrje te shpejtë, ose probleme me frymëmarrjen

• Ndryshim të ngjyrës së lëkurës

• Nuk konsumojnë mjaftueshëme lëngje

• Kanë ethe me një skuqje të lëkurës

• Fortësim te qafës

Të rriturit shfaqin:

• Vështirësi në frymëmarrje apo gulçim

• Dhimbje apo presion në gjoks apo bark

• Marramendje të papritur

• Konfuzion mendor

• Të vjella të vazhdueshme

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/instituti-i-shendetit-publik-i-ka-disa-porosi-per-qytetaret/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala