Instituti i Kosovës për Drejtësi: Aleksandër Lumezi është argat i politikës

Autori:Gazeta Fjala

Screenshot_1-81-600x360

Lëvizja Vetëvendosje ka organizuar diskutim është duke u mbajtur me shoqërinë civile dhe deputetë të partive politike me temën Korrupsioni i Profilit të Lartë.

Në këtë diskutim të organizuar ka folur Betim Musliu nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.

Sipas Musliut në tri vitet e fundit Lufta kundër korrupsionit është betejë që nuk ka dëshmuar rezultate nga drejtësia.

“Nuk kemi asnjë profil të lartë që është dënuar me të paktën një ditë burg efektiv. Kjo e dëshmon më së miri se rastet nuk përfundojnë me aktgjykim. Në bazë të hulumtimit dhe analizave që i kemi bërë publike, këto aktakuza kanë qenë të ngritura për agjenda politike dhe për grupe të caktuara të interesit. Këto grupe janë më të fuqishme se sistemi i drejtësisë. Në 90% të këtyre rasteve nuk ka kërkesa për sekuestrim të pasurisë. Aktakuzat janë bërë vetëm për reklamime në publik sepse personat janë të njohur për publikun”.

Betim Musliu ka drejtuar kritika ndaj kryeprokurorit Aleksandër Lumezi. Ai e ka quajtur kryeprokurorin politik dhe të dirigjuar nga politika.

“Kryeprokurori i shtetit është argat i politikës, dhe ai e ka ndërtuar një centralizim të sistemit prokurorial ku asnjë rast hetimi nuk mund të niset ndaj profilit të lartë pa e marrë vizën e kryeprokurorit për të filluar hetimet. Lumezi është kryeprokuror politik, prandaj ai le të del dhe të bëjë thirrje nga qytetarët për vota, dhe të thotë që do ta rregullojë sistemin e drejtësisë. Prokurori i shtetit nuk ka pavarësi dhe kjo tani dihet”

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/instituti-i-kosoves-per-drejtesi-aleksander-lumezi-eshte-argat-i-politikes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala