Inspektorët e punës me diploma të juridikut

Autori:Gazeta Fjala

inspeksion

Inspektimi i ndërmarrjëve për çështjet e sigurisë në punë kërkon përgatitje profesionale dhe specifike të inspektorëve për këtë fushë.

Ndërkohë në Kosovë këtë punë e kryejnë juristat.

Sipas Auditorit të Përgjithshëm, prej 50 inspektorëve që ka Trupa Ekzekutive e Inspektoratit të Punës në Kosovë, vetëm 5 prej tyre janë inxhinierë kurse të tjerët janë me përgatitje të përgjithshme – jurist.

“Sa i përket inspektimeve të sigurisë në punë, Maqedonia në krahasim me Kosovën posedon inspektorët e specializuar për këtë fushë. Prej 99 inspektoreve, 36 janë të specializuar vetëm për fushën e sigurisë në punë dhe janë me përgatitje të ndryshme profesionale. Ndërsa nga 50 inspektorë që ka TEIP në Kosovë13, vetëm 5 prej tyre janë inxhinierë dhe gjithë të tjerët janë me përgatitje të përgjithshme-jurist”, vlerëson Auditori. /Gazeta Fjala/

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/inspektoret-e-punes-me-diploma-te-juridikut/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala