Indianet që nuk guxojnë t’i thërrasin në emër burrat e tyre

Autori:Gazeta Fjala

auto_emri41507410925

Miliona gra indiane nuk e kanë thirrur bashkëshortin e tyre në emër ndonjëherë. Në Indi, kjo është mënyrë e shfaqjes së respektit për të. Një traditë e tillë respektohet në mënyrë strikte në zonat rurale, ndonëse në qytete vërehet më pak kjo dukuri.

Megjithatë, tashmë, aktivistet janë duke nxitur gratë në fshatra që të heqin dorë prej një gjëje të tillë, transmeton sot “Koha Ditore” shkrimin e BBC-së.

Çfarë domethënie ka emri? Shumë, nëse je grua indiane dhe në pyetje është emri i bashkëshortit tënd. Këtë gjë e kam mësuar qysh në fëmijëri.

Prindërit e mi kanë qenë të martuar për 73 vjet, deri kur babai im vdiq, vitin e kaluar. Kur u martuan, nëna ime ende nuk i kishte mbushur 11 vjet, derisa babai ishte 15-vjeçar.

Në dhjetëvjeçarët që kaluan bashkë, së pari në një fshat të vogël në shtetin verior indian, Uttar Pradesh dhe më vonë në Kalkutë, ajo kurrë nuk e thirri në emër.

Kur fliste me neve fëmijëve, atij gjithnjë i referohej si “babuji” – fjala hinduse për “baba”, të cilën e përdornim ne. Kur i drejtohej atij drejtpërsëdrejti, gjithnjë thoshte “hey ho”, gjë që afërsisht mund të përkthehet si “hej ti”

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/indianet-qe-nuk-guxojne-ti-therrasin-ne-emer-burrat-e-tyre/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala