Imri Ahmeti, nga 131 premtime, realizoi vetëm 16

Autori:Zekirja Shabani

imri ahmeti

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka realizuar vetëm 16 projekte nga 131 sa ka premtuar gjatë fushatës zgjedhore për kryetar komune në vitin 2013.

Kështu thuhet në një raport të Organizatës Joqeveritare Youth Association for Human Rights, sipas së cilës, Imri Ahmeti kishte premtuar 131 projekte konkrete për 62 vendbanime të Komunës së Lipjanit, por nga ato kemi vetëm 46 premtime që ka lëvizje për realizimin e tyre, ndërsa 85 premtime ose 64.88 %nuk kemi asnjë lëvizje konkrete në realizimin e tyre.

“Youth Association for Human Rights (YAHR) publikon raportin e monitorues të dymbëdhjetë për punën e ekzekutivit të Komunës së Lipjanit për periudhën kohore qershor-dhjetor 2015. Monitorimi është fokusuar në premtimet e kryetarit të komunës gjatë zgjedhjeve të vitit 2013, transparencës dhe llogaridhënies, demokratizimit dhe qeverisjes së mirë, zhvillimit urban e ekonomik, arsimit dhe shëndetësisë. YAHR-i gjatë përpilimit të këtij raporti është bazuar në bazë të informatave të mbledhura në teren n ga qytetarët, nga raportet mujore dhe vjetor të ekzekutivit për vitin 2015, nga monitorimi i drejtpërdrejtë të aktiviteteve të punës së ekzekutivit, nga mediat dhe nga shumë informacione të ndryshme, thuhet në komunikatë.

Ekzekutivi i Komunës së Lipjanit gjatë kësaj periudhe janar – dhjetor 2015 është përballur me shumë vështirësi. Vështirësitë më të cilat është përballur ekzekutivi i Komunës së Lipjanit janë: obligimet e trashëguara nga ekzekutivi i kaluar ,ekzekutimi i disa vendimeve nga ana Thesarit Qendror dhe të institucionit të gjyqësorit dhe deri te anulimi i disa tenderëve nga Organi Shqyrtues i Prokurimit.

Në këtë raport monitorues është paraqitur edhe përformancën e kryetarit të Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti lidhur me përmbushjen e premtimeve gjatë fushatës zgjedhore për kryetar komune në vitin 2013, i cili kishte premtuar 131 projekte konkrete për 62 vendbanime të Komunës së Lipjanit. Ku nga 131 premtime të premtuar me projekte konkrete gjatë fushatës në zgjedhjet lokale 2013 për kryetar tëkomunës së Lipjanit, kemi vetëm 46 premtime / projekte ose 35.22 %, që ka lëvizje për realizimin e tyre, ku nga këto 46projekte, kemi vetëm 16 premtime të realizuara plotësisht ose 12.20 % , ndërsa 85 premtime ose 64.88 %nuk kemi asnjë lëvizje konkrete në realizimin e tyre.

Lidhur me transparencën dhe llogaridhënien e ekzekutivit ndaj qytetareve, ende po vazhdohet me një nivel të ultë në këto dy shtylla të qeverisjes së mirë, pasi që kryetari Imri Ahmeti vazhdon ti mbaj të mbyllura dyert për organizatat e shoqërisë civile në mbledhjet e Bordit të drejtorëve, mos dërgimi i materialeve të kuvendit për shoqërinë civile, kemi po ashtu kemi mos lejim në qasjen në dokumentet publike për organizatën e vetëm monitoruese YAHR, mos publikim të vendimeve për ndarje të subvencioneve nga zyra e kryetarit dhe mos publikimi i këtyre vendimeve lindin dyshime për k eq përdorim të parasë publike, etj.

Ndërsa, si shenja pozitive për këtë periudhe është vazhdimi i performancës së mirë në arkëtimin e të hyrave vetanake nga Drejtoria për Buxhet dhe Financa dhe në uljen e obligimeve të borxheve të trashëguara, fillimi i realizimit të projektit nga organizata Helvitaspër rregullimin dhe mbjelljen e drunjve në qytetin e Lipjanit, zgjidhjen e problemit me ujërat e zeza në fshatin Gumnasellë ngaDrejtoria për Shërbime Publike, thuhet në komunikatën e Youth Association for Human Rights. /Telegrafi/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/imri-ahmeti-nga-131-premtime-realizoi-vetem-16/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala