Ilda flet pas largimit nga Supersporti: Nuk po e gjeja veten, dua të bëj gjëra më të bukura

Autori:Gazeta Fjala

hugytyyt8

Ilda Bejleri muaj më parë bëri të ditur se është larguar nga Supersport dhe kjo gjë u komentua mjaft shumë në shtypin rozë.

Kjo ngase thuhej se prezantuesja shqiptare u përfol për një përplasje me gazetarin Dritan Shakohoxha.

Së fundmi, bukuroshja ka sqaruar arsyet e largimit nga vendi i saj i punës ku qëndroi për 11 vite si dhe tregoi raportin që ka me Dritanin në emisionin “Wake up” në Top Channel.

https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2019/09/Ildaaaa.png

Ilda Bejleri në emisionin “Wake Up” (Foto: YouTube)

“Njeriu duhet të ndryshojë sepse vjen një moment që bëhesh si pjesë e familjes së madhe. Më pëlqen që të eksperimentoj dhe të bëj gjëra shumë të bukura. Kohët e fundit nuk po e gjeja shumë veten”, ka thënë Ilda.

Derisa u pyet për marrëdhënien me komentatorin Shakohoxha, ajo nuk i ka kursyer ironitë duke shtuar se:

“Konflikt real nuk ka përse të ketë sepse ne jemi dy njerëz që secili vazhdon punën e vet . Unë nuk është se këto 11 vite e kam pyetur Shakahoxhën për asgjë kështu që, përgjigja mu duk e tepruar por gjithsesi vazhdon seriali ‘burrat që urrejnë gratë’, nuk ka asgjë për t’u çuditur. Shakahoxha është një nga ata njerëz që pak a shumë unë se kuptoj me profesionin që ka njëherë del menaxher gazetarësh, sportistësh, brigadier nuk e gjen veten mbi të gjitha”, ka thënë për Shakohoxhën mes të tjerash Bejleri.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/ilda-flet-pas-largimit-nga-supersporti-nuk-po-e-gjeja-veten-dua-te-bej-gjera-me-te-bukura/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala