I vrau mbi 40 veta në xhami, terroristi tregon pse e kreu sulmin

Autori:Gazeta Fjala

mat-730x440

Australiani 28-vjeçar, Brenton Tarrant, i cili vrau mbi 40 veta në një xhami në qytetin Christchurch të Zelandës së Re, e ka përshkruar veten si një “burrë të zakonshëm të bardhë”, i cili është frymëzuar nga vrasësi serik norvegjez, Anders Behring Breivik.

Tarrant, i cili e filmoi veten duke sulmuar një xhami në Christchurch, ka thënë se ka origjinë skoceze, irlandeze dhe angleze.

“Kam lexuar shkrimet e Dylann Roof dhe shumë të tjerëve, por me të vërtetë jam inspiruar nga Breivik” ka thënë ai para kryerjes së sulmit.

Ai tha se donte të hakmerrej për vdekjen e Ebba Akerlund, një 11-vjeçare që u vra në një sulm terrorist të vitit 2017 në Stokholm të Suedisë.

Scott Morrison, kryeministri i Australisë, ka thënë sot se Tarrant nuk ishte i njohur më parë për autoritetet australiane.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/i-vrau-mbi-40-veta-ne-xhami-terroristi-tregon-pse-e-kreu-sulmin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala