I pari në 65 vjet, Erdogan nis sot vizitën historike në Greqi

Autori:Gazeta Fjala

capture_1512633115-8516527

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan fillon sot një vizitë historike në Greqi për të përshpejtuar ngrohjen mes dy vendeve fqinje, marrëdhëniet e të cilëve janë përkeqësuar nga mosmarrëveshje të shumta.

Gjatë kësaj vizite dyditore, i pari president turk që prej vitit 1952, Erdogan do të pritet në Athinë nga homologu grek, Prokopis Pavlopoulos dhe kryeministri, Alexis Tsipras dhe më pas do të vizitojë minoritetin mysliman të Thraces.

Kjo vizitë do të ndiqet me kujdes nga drejtuesit evropianë që mbështeten mbi bashkëpunimin e Ankarasë për të vazhduar kalimin e migrantëve dhe refugjatëve drejt ishujve të Egjeut, ndërkohë që marrëdhëniet mes Ankarasë dhe Perëndimit janë shumë të tendosura.

Turqia dhe Greqia, që janë bërë pjesë e NATO-s që prej vitit 1952, janë dy aktorë kryesorë në disa çështje rajonale të rëndësishme, si kriza migratore, por gjithashtu dhe bisedimet ndërqipriote.

“Ne shpresojmë që kjo vizitë do të mundësojë zhvillimin dhe riforcimin e marrëdhënieve”, deklaroi sot zëdhënësi i Erdogan, Ibrahim Kalin.
“Ne kemi marrëdhënie me rrënjë të thella me Greqinë”, shtoi ai.

Pas disa dekadash marrëdhënie të nxehta që kanë precipituar në përplasje në vitin 1996, dy vendet kanë filluar përmirësimin e marrëdhënieve në vitin 1999 me ndihmën e Athinës për Turqinë pas një tërmeti që shkatërroi Stambollin

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/i-pari-ne-65-vjet-erdogan-nis-sot-viziten-historike-ne-greqi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala