I moshuari ia vjedh kuletën derisa po pinte kafe në Prishtinë, vajza e poston videon

Autori:Gazeta Fjala

screen-16.09.51[14.03.2019]

Vjedhjet në Kosovë janë një dukuri mjaftë e shpeshtë, por dhe shqetësuese.

Një vajzë përmes profilit të saj Facebook ka treguar se si dje pas mesditës në një lokal të Prishtinës, një i moshuar i ka vjedhur asaj kuletën.

 

Krenare Shabani, madje publikisht duke postuar edhe videon ku shihet i moshuari, deri sa ajo po pinte kafe, ka kërkuar ndihmën e qytetarëve që ta identifikojnë hajdutin, apo edhe shoqëruesit që ishin me të, sepse asaj i kanë humbur edhe dokumentet.

Ky është postimi i saj, ndërsa mund të shihni edhe videon:

Te nderuar miq,
fatkeqësisht dje me datë 13.03.19 rreth orës 2 në një lokal në rrugën B në Prishtinë, një person i moshuar ka vjedhur kuletën time nga çanta ashtu siç vërehet në videon e mëposhtme. Ju lus ta shpërndani këtë video me të tjerët dhe ndoshta dikush mund t’i identifikojë personat ose nëse dikush i gjen dokumentat,të më kontaktojë. Faleminderit


 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/i-moshuari-ia-vjedh-kuleten-derisa-po-pinte-kafe-ne-prishtine-vajza-e-poston-videon/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala