I biri i miliarderit kontrovers George Soros takon Thaçin e Haradinajn

Autori:Gazeta Fjala

ramush-hashim-780x439-1_1515858828-601657

Takimet me të Thaçi e Haradinaj i kanë mbajtur të fshehura. Por, Alexander Soros, i biri i miliarderit kontrovers George Soros, takimet i ka bërë publike në rrjet social.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kryeministri, Ramush Haradinaj, deri tani nuk kanë treguar se janë takuar me Alexander Soros, që është djali i miliarderit kontrovers, George Soros.

Me sa duket kjo nuk është vizita e parë midis Ramush Haradinajt dhe Alexander Sorosit, pasi ky i fundit në mbishkrimin e fotografisë që e publikoi me Haradinajn, tha se u mirëprit sërish nga kryeministri Haradinaj, shkruan Gazeta Express.

“Edhe një mikpritje e ngrohtë nga kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj”, ka shkruar Soros në faqen e tij të Instagramit, të publikuar para 3 orëve.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/i-biri-i-miliarderit-kontrovers-george-soros-takon-thacin-e-haradinajn/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala