Hyjnë në fuqi ligjet kundër duhanit, ndalesa të mëdha për përdoruesit (Foto)

Autori:Gazeta Fjala

duhan_1481575957-632315

Në Britani të Madhe nesër hyjnë në fuqi ligjet e reja kundër duhanit, që përfshijnë shumë ndalesa për përdoruesit dhe shitësit.

Më nuk do të ketë pako nëpër rafte, derisa të gjitha ambalazhet janë me ngjyrë të njëjtë dhe kanë imazhe të rënda, të pacientëve që kanë pësuar nga tymosja, transmeton Telegrafi.

Pakot e njëjta me imazhe të rënda

Të gjithë ata që duan cigare me arome mente, tashmë e kanë shumë më vështirë ta gjejnë për ta blerë, si pjesë e projektit që deri më 2020 të ndalohet tërësisht prodhimi tyre.

Pakoja më e lirë do të kushtojë më shtrenjtë se dhjetë euro, derisa duhani që duhet të mbështjellët në cigare, shitet në sasi prej vetëm 30 gramësh.

Ndalesa edhe për përdoruesit e cigareve elektrike

Ndalesat përfshijnë edhe përdoruesit e cigareve elektrike, të cilët mund të blejnë vetëm dy mililitra lëng të ndezshëm, por shumica e shijeve si kafeja dhe ato nga pemët janë ndaluar të prodhohen.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/hyjne-ne-fuqi-ligjet-kunder-duhanit-ndalesa-te-medha-per-perdoruesit-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala