Hungaria ulë çmimet e banesave në Prishtinë

Autori:Zekirja Shabani

IMG_0530

Largimi i kosovarëve nga vendi ka bërë që të bie edhe fuqia blerëse.

Kjo po vërehet edhe në tregun e patundshëmrive. Shumë ndërtimeve në kryeqytet u kanë rënë çmimet vetëm muajin e fundit.

Shkëlzen Bogiqi, agjent i patundshëmrive tregon se në lagjen e spitalit në Prishtinë, çmimi ka rënë nga 800 euro në 660 euro. Gjithashtu edhe në lagjen Mati 1 ç mimet kanë rënë nga 700 në 500 euro, derisa në lagjen arbëria cmimi për metër katror i banesave, ndërtim i ri ka rënë nga 900 euro në 700 euro. Derisa në qendër çmimi i banesave për metër katror sillet rreth 1000 euro.

Megjithatë, nuk vërehet rënie e çmimit të ndërtimeve të vjetra.

Metri katror ppër ndërtimet në lagjen Ulpiana sillet nga 1200 euro deri në 1500 euro, ndërkaq, në qendër nga 1800 euro në 2000 euro.

“Shitja ka rënë në masë të madhe dhe interesimi i klientëve kosovarë është kryesisht përmes kredive bankare dhe kompenzimeve tjera”, thotë Bogiqi.

Sipas tij, shitja më e madhe e banesave është në muajt Korrik, Gusht,  Dhjetor dhe Janar kur vjen diaspora kosovare.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/hungaria-ule-cmimet-e-banesave-ne-prishtine/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala