Hoyt Brian Yee: Zgjedhjet e parakohshme nuk janë opsion

Autori:Gazeta Fjala

Hoyt Brian Yee

Zëvendësndihmëssekretari amerikan i shtetit, Hoyt Brian Yee, në një intervistë për Radio Televizionin e Kosovës ka thënë se zgjedhjet e parakohshme parlamentare nuk janë opsioni i duhur dhe se institucionet e Kosovës duhet ta respektojnë afatin ligjor për mbajtjen e tyre.

Në një intervistë për RTK-në, e cila transmetohet sonte në orën 20:00, ai ka folur për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Demarkacionin dhe Asociacionin, si dhe procese të tjera të rëndësishme për Kosovën dhe rajonin.

Ndryshe, Hoyt Brian Yee qëndroi për vizitë zyrtare në Kosovë. Ai u takua dje me liderët institucionalë të Kosovës, përfaqësuesit e partive politike shqiptare si dhe ata të Listës serbe.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/hoyt-brian-yee-zgjedhjet-e-parakohshme-nuk-jane-opsion/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala