Hoxhaj-Daçiqit: Dialogu që s’përfundon me njohje, i barasvlershëm me dështim

Autori:Gazeta Fjala

Enver-Hoxhaj

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daciq në lidhje me qëllimet e Serbisë në dialogun e brendshëm për Kosovën.

Hoxhaj ka thënë se nëse dialogu nuk çon drejt njohjes së Kosovës shtet i pavarur, atëherë ai është i destinuar të dështojë.

Ai ka thënë se nuk mund të flitet për normalizim marrëdhëniesh përderisa Serbia vazhdimisht organizon fushata kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata dhe mekanizma ndërkombëtar.

“Ministrit të Jashtëm serb Ivica Daciq: nëse dialogu i brendshëm nuk ka për qëllim njohjen e pavarësisë së Kosovës, atëherë është i barasvlershëm me dështimin. Dhe nëse Serbia vazhdimisht bën fushata kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, për çfarë normalizimi po flasim?”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.

Javëve të fundit, presidenti serb, Vuciq ka bërë publike idenë për dialog të brendshëm në Serbi, për zgjidhjen e problemit me Kosovën, duke iu referuar një zgjidhjeje të përhershme, e cila u mirëprit në Kosovë si hap i parë drejt pajtimit në mes të shoqërive të të dy shteteve.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/hoxhaj-daciqit-dialogu-qe-sperfundon-me-njohje-i-barasvlershem-me-deshtim/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala