Hoxha shpenzon 1 mijë euro për lule (Dokument)

Autori:Gazeta Fjala

dhurata

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha duket se i ka shumë në qejf lulet. E dashurinë që ka për to mundohet ta shpreh edhe në ministrinë që drejton.

Kjo ministri ka shpallur tender në vlerë prej 1 mijë euro furnizim me lule dekorative për nevoja të MIE-së, me para të Buxhetit të Konsoliduar të Kosovës, shkruan Gazeta Fjala.

Kështu thuhet në njoftimin për nënshkrim të kontratës që ka publikuar MIE-ja në Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik.

Në njoftimin e publikuar në KRPP, thuhet se për këtë tender kanë aplikuar tri kompani e që të trija janë shpallur të përgjegjshme, por kompania që ka fituar këtë tender është D.P.T “Say it ëith flowers”.

Kontrata është nënshkruar më 9 nëntor 2017./Gazeta Fjala/.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/hoxha-shpenzon-1-mije-euro-per-lule-dekorative-dokument/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala