Hoxha: Sa më shpejt të ratifikohet demarkacioni

Autori:Gazeta Fjala

dhurata

Kuvendi i Republikës së Kosovës sa më shpejt duhet ta ratifikojë demarkacionin e Kosovës me Malin e Zi, në të kundërtën Bashkimi Evropian fillon ta humbë interesimin për Kosovën.

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, i ka bërë thirrje Kuvendit të Kosovës që sa më shpejt ta ratifikojë demarkacionin me Malin e Zi, në të kundërtën qytetarët do të vazhdojnë të mbesin të izoluar.

Në një intervistë për ‘Epokën e Re’, ajo ka thënë se Kosova nuk mund të humbasë më shumë kohë për çështjen e demarkacionit.

Ministrja Hoxha ka deklaruar se me ratifikimin e shpejtë të demarkacionit përfundon edhe izolimi i Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Ajo ka thënë se tashmë një gjë është e qartë, se liberalizimi i vizave është në duart e politikanëve të Kosovës.

Hoxha ka theksuar se deputetët si të zgjedhur të popullit duhet të marrin vendim për të ardhmen e vendit në mënyrë që ta ratifikojnë demarkacionin me Malin e Zi.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/hoxha-sa-me-shpejt-te-ratifikohet-demarkacioni/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala