Hoxha ndan 600 euro për veshmbathje e stafit

Autori:Gazeta Fjala

dhurata

Zyrtarët e sigurimit të Ministrisë së Integrimit Evropian, tani do ta kryejnë punën e tyre me rroba të reja.

Ministria e Integrimit Evropian, e cila udhëhiqet nga Dhurata Hoxha ka shpallur tender në vlerë prej 600 euro për furnizim me veshmbathje për zyrtarët e sigurimit të KM, para të cilat do të merren nga Buxheti i Konsoliduar i Kosovës.

Kjo sipas njoftimit për nënshkrim të kontratës që ka publikuar MIE-ja në Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik, shkruan Gazeta Fjala.

Në njoftimin e publikuar KRPP, thuhet se për këtë tender kanë aplikuar tri kompani, ndërsa fituese është kompania “N.P.T. Dion”.

Kontrata është nënshkruar më 9 nëntor 2017./Gazeta Fjala/.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/hoxha-ndan-600-euro-per-veshmbathje-e-stafit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala