Hoti në BERZH-in për shumë projekte në Kosovë

Autori:Gazeta Fjala

mf-01_6945

Delegacioni i Republikës së Kosovës i përbërë nga përfaqësues të Ministrisë së Financave, i kryesuar nga Ministri i Financave Avdullah Hoti po merr pjesë në takimet e rregullta vjetore të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), të cilat po zhvillohen në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Përveç pjesëmarrjes në sesionin plenar të BERZH-ës ministri Hoti ka zhvilluar edhe takime me presidentin e BERZH-ës Suma Chakrabati, drejtorët e Konstituencës për Kosovë Sean Donald dhe Ove Jensen, me drejtorin Rajonal të BERZH-ës Massa Bernucci, si dhe me shefen e operacioneve të OFID-it Anajulia Taylhardat.

Në një komunikatë për media të kësaj ministrie trhuhet se gjatë këtyre takimeve është diskutuar rreth financimit të projekteve në sektorin e hekurudhës, rehabilitimit të rrugëve rajonale përkatësisht, rrugët rajonale Kijevë – Pejë, Pejë – Prizren, Ferizaj – Gjilan dhe Mitrovicë – Pejë, si dhe për lëshimin e garancionit për trafikun urban në Komunën e Prishtinës.

Ministri Hoti, thuhet po ashtu në komunikatë se diskutoi edhe rreth zhvillimeve ekonomike-financiare në vend, adresimit të sfidave ndërlidhur me këtë fushë, asistencës teknike dhe çështjeve tjera të ngjashme.

Gjatë këtyre takimeve është vlerësuar progresi i arritur deri me tani në Kosovë si dhe janë dhënë zotime nga të gjitha këto institucionet për bashkëpunim dhe mbështetje të vazhdueshme për Republikën e Kosovës.

Në takimin e Guvernatorëve të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, ministri Hoti në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës shprehi mbështetjen për strategjinë e re të BERZH-it, e cila përfshinë mbështetje më të madhe për sektorin privat dhe dialogun për politika ekonomike.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/hoti-ne-berzh-in-per-shume-projekte-ne-kosove/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala