Hoti kërkon siguri për doganierët

Autori:Gazeta Fjala

Avdullah

Ministri i Financave, Avdullah Hoti  i shoqëruar edhe nga ushtruesi detyre i Drejtorit të përgjithshëm i Doganës, Fahri Gashi vizituan sot objektin e vjetër ku ndodhen Zyrat e Doganës së Kosovës, për të parë për së afërmi kushtet në të cilat punojnë Oficerët doganorë.

Gjatë kësaj vizite ministri,  Hoti pa nga afër se kushtet ku janë të vendosur 140 oficerë doganorë dhe tatimorë janë të papërshtatshme për punë.

Me këtë rast ai ju ofroi përkrahjen për zgjidhjen sa me te shpejtë të kësaj çështje dhe krijimin e kushteve më të mira për Oficerët doganorë, duke pasur parasysh se Dogana jo vetë që është grumbulluesi më i madhe i të hyrave buxhetore në Buxhetin e Kosovës por është edhe pasqyra e shtetit.

Ai gjithashtu u shpreh se përveç kushteve të punës ne duhet të kemi edhe një kujdes më të madh në sigurinë e Oficerëve doganor.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/hoti-kerkon-siguri-per-doganieret/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala