Hoti i thotë Haradinajt: Nuk është foltorja me shit trimni

Autori:Gazeta Fjala

Avdullah-Hoti-kandidat-i-LDKsë-për-Kryeministër-640x358

Debati për programin e Qeverisë së Kosovës ka përplasur kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj me shefin e grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti.

Ky i fundit i ka kërkuar kryeministrit Ramush Haradinaj që të mos “shes trimëni”, në foltoren e Kuvendit të Kosovës duke përmendu se kush është më patriot e kush jo, por të flas për programin e Qeverisë.

“Nuk guxoni me kërcënu kërkan si kryeministër. Keni dhanë një premtim për rritje të pagave prej 30 për qind, por keni harru se nuk mund të bëhet”, ka thënë Hoti duke aluduar në deklaratën e Haradinajt se duhet të mendojnë mirë ata flasin për rrëzimin e Qeverisë.

Ndërkaq, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Haradinajt duke thënë se “nuk kom qef me u nguc me kerkend tepër”, shkruan Gazeta Fjala.

Këtë ai e ka thënë pas nxitjes së debatiti edhe për demarkacionin e ngritur nga të dyja palët dhe deklaratës së Hotit që të mos fshihet prapa një komisioni që sipas Hotit nuk është kredibil.

“Kine parasysh Komisioni shtetëror i Kosovës është i Kosovës. Ka me na vy edhe për tema tjera. Ia kemi pas borxh shtetit me e pastru të drejtën tonë për Demarkacionin. Komisioni e ka bo punën. Tash ju vendosni, nëse keni guxim”, ka thënë Haradinaj./Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/hoti-i-thote-haradinajt-nuk-eshte-foltorja-me-shit-trimni/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala