Hoti: 70 zëvendësministrat i kushton buxhetit 3.5 milionë euro

Autori:Gazeta Fjala

Avdullah

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, e ka quajtur buxhetin për vitin 2018 të degraduar, i cili sipas tij e kthen situatën para vitit 2015, ku sipas Hotit ka pasur një planifikim të dobët buxhetor.

Ai është shprehur se ky buxhet është i udhëhequr me mendime provinciale politike, krahasuar me qeverisjen e kaluar, ku sipas tij gjatë tri viteve të kaluara ka pasur përmirësim të strukturës buxhetore, investime kapitale e program të qartë të kursimeve.

“Ky buxhet nuk buron dhe nuk ka lidhje me programin qeverisës 2017-2021. Kemi dëgjuar në fushatë për rritje ekonomike prej 8%, në faqen 4 të programit qeverisës rritja parashihet në 7 për qind, kurse në buxhet rritja ekonomike parashihet 4.6 % në vitin 2018, 4.9 % në vitin 2019 dhe 5.3% 2020, kur do të arrihet në 7 për qind?”, tha Hoti.

Hoti tha se taksapaguesit e Kosovës, duhet ta dinë se vetëm punësimi i 70 zëvendësministrave do të kushtojë rreth 3.5 milionë euro.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/hoti-70-zevendesministrat-i-kushton-buxhetit-3-5-milione-euro/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala