Horror në Gjinekologjinë e Pejës

Autori:Gazeta Fjala

horror-n-euml-gjinekologjin-euml-e-pej-euml-s_hd

Një fetus (foshnje para lindjes) rreth 5 muajsh krejtësisht i gjakosur, i rënë në pllakat e dyshemesë së dhomës së pacientëve të Spitalit Gjinekologjik të Pejës tregon për tmerrin që ka përjetuar A. Ç. (1991), nga rajoni i Pejës, derisa spontanisht ka abortuar beben e saj.

Në fotografinë që ka siguruar gazeta “Zëri” e që nuk do të publikohet për shkaqe etike, shihet në tokë trupi tashmë i formësuar i fetusit, mes një sasie të madhe të gjakut, si pasojë e abortit spontan. Në dhomë, pos pacientes që abortoi momentin kritik ishin të hospitalizuara edhe pesë paciente tjera.

E gjithë kjo ka ndodhur në repartin Gjinekologjik të Spitalit të Pejës, kur gruaja 24 vjeçe ka abortuar pavarësisht dëshirës së saj, kurse në dhomë, ku ajo ishte hospitalizuar, në momentin kritik nuk ishte asnjë mjek apo infermier.

Ngjarja e rëndë që ka tmerruar pacientët që ishin në dhomë e që ka alarmuar pastaj Spitalin, ka ndodhur mbrëmjen e së hënës, më 4 maj 2015, në ora 20 e 30 minuta. /Zëri/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/horror-ne-gjinekologjine-e-pejes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala