Homologu i tij, i thotë Obama’s “son of a bitch”

Autori:Gazeta Fjala

rodrigo-duterte-sob-690x380

Presidenti kontrovers i Filipineve, Rodrigo Duterte, e ka quajtur homologun e tij amerikan Barack Obama, “a son of a bitch” (bir kuçke), dhe e ka paralajmëruar që të mos i fusë hundët në punët e brendshme të shtetit të tij.

Ai këtë deklaratë e ka dhënë pasi Obama ka komentuar dhe e ka kritikuar politikën e tij të vrasjes së dilerëve të drogës.

Që kur ka ardhur në pushtet në qershor, Duterte është përfshirë në një luftë të pamëshirshme kundër drogës, që ka lënë të vrarë rreth 2400 njerëz. Kjo politikë e tija, ka tërhequr edhe kritika ndërkombëtare.

Duterte ka thënë se ai është lideri i një shteti sovran dhe i përgjigjet vetëm popullit të tij.

Ai ka thënë se Obama duhet të tregojë respekt dhe të mos e vërë në pikëpyetje atë që ai po bën në vendin e tij, shkruan The Independent.

U.S. President Barack Obama waves as he walks out from the White House before his departure to view flood damaged area in Baton Rouge, in Washington

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/homologu-i-tij-i-thote-obamas-son-of-a-bitch/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala