Hollande: Terroristët e ISIS-it do të asgjësohen

Autori:Gazeta Fjala

Francois-Hollande

Presidenti i Francës, Francois Hollande, mbrojti fuqishëm luftën e vendit të tij kundër terrorizmit, duke thënë se Franca do t’i mposhtë armiqtë e saj pasi demokracia gjithmonë fiton.

Ai tha se lufta kundër terroristëve të Shtetit Islamik do të jetë e gjatë dhe e vështirë, porse ata do të asgjësohen.

Franca, që nga janari i vitit të kaluar, është goditur nga disa sulme terroriste.

Këtë javë ka pasur po ashtu frikë për sulme të reja në qendër të Parisit.

Policia ka arrestuar dy çifte pas gjetjes së një makine të mbushur me bombola gazi pranë katedrales Notre Dame.

Hollande tha se është obligim i të gjithëve në Francë, myslimanë dhe jomyslimanë, të trajtojnë Islamin radikal.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/hollande-terroristet-e-isis-it-do-te-asgjesohen/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala