Hoffeinhaim “trondit” Bayernin në Allianz Arena

Autori:Gazeta Fjala

bayern-600x360 (1)

Bayern Munich ka humbur me rezultat 1-2 kundër Hoffenheim sonte në Allianz Arena. Ishte një ndeshje ku mysafirët nga Hoffenheim kaluan të parët në epërsi, por që Bayerni nuk u dorëzua dhe arriti që të merr një pikë

Edhe një dështim i Bayernit në rrugën e tyre për titull në Bundesligë këtë sezon.

Djemtë e Niko Kovac kanë  humbur me rezultat 1-2 kundër Hoffenheim në kuadër të javës së shtatë të Bundesligës gjermane.

Bavarezët hynë në këtë ndeshje pas fitores se thellë kundër Tottenham me rezultat 2-7 në Londër dhe ishin më të motivuar se kurrë.

Por, motivi i tyre duket se nuk u morrë shumë parasysh nga Hoffenheim.

Pjesa e parë u përmbyll e barabartë me rezultat 0-0, por në pjesën e dytë erdhën të dy golat.

Të parët që kaluan në epërsi ishin mysafirët në minutën e 54-të me anë te Sargis Adamyan.

Bayern kthehet në lojë pasi që Lewandowski barazon rezultatin në minutën e 73-të pas një asistimi të Thomas Muller.

Por, Hoffenheim nuk u dorëzua dhe ishte përsëri Adamyan në minutën e 79-të.

Pavarësisht humbjes Bayern mbetet në vendin e parë me 14 pikë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/hoffeinhaim-trondit-bayernin-ne-allianz-arena/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala