HIV-AIDS prekë 33 persona në Kosovë

Autori:Zekirja Shabani

97006536_gettyimages-600178456

Data e 1 Dhjetorit shënohet si dita botërore kundër sëmundjes së HIV-AIDS-it, shkruan Gazeta inFokus. 

E nga kjo sëmundje tashmë është e prekur edhe Kosova. Aktualisht janë të identifikuar 33 raste të cilat janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive në QKUK.
Këtë e ka bërë të ditur drejtori i kësaj klinike Hamdi Ramadani.

“Rreth 33 raste i kemi nën mbikqyrje prej të cilave 27 janë nën terapi, këtë vit janë diagnostifikuar vetëm 3 raste të reja”, ka deklaruar Ramadani.

Sipas tij të prekurit po trajtohen rregullisht. E shumica e të prekurve janë meshkuj.

“Prej 33 rasteve kemi vetëm 4 femra”, ka thënë Ramadani.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, që nga vitin 1986, deri më tani janë infektuar 100 persona me HIV, në mesin e tyre edhe fëmijë.

Sipas statistikave në barë botën vitin e kaluar janë evidentuar 36.9 milion raste me HIV-AIDS./Gazeta inFokus/

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/hiv-aids-preke-33-persona-ne-kosove/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala