Historiku i sulmeve terroriste në Evropë (Video)

Autori:Zekirja Shabani

muslim militants

Mbrëmja e të premtes së 13 nëntorit 2015 ndryshoi shumëçka në Paris.

Fillimisht u raportua për shpërthime afër stadiumit ku kombëtarja franceze në futboll po luante miqësore me Gjermaninë.

Më pas u mor vesh se edhe në dy vende tjera të kryeqytetit, po ndodhnin sulme të rënda terroriste.

Disa persona u vranë te restoranti “Petite CAMBOGE”.

Shumë tjerë u ekzekutuan në sallën e teatrit dhe koncerteve Bataclan.

Në total, 130 veta humbën jetën këtë natë në Paris, duke shtyrë autoritetet e këtushme, por edhe ato evropiane, të nisin aksione gjithëpërfshirëse për të kapur ekzekutuesit, por edhe ideatorët e sulmeve.

Pesë ditë më vonë policia ekzekutoi 27 vjeçarin Abdelhamid Abaud, i cili besohej se ishte koka e sulmeve terroriste, bashkë me Salah Abdelsalem. Ky i fundit, arriti të ikë pa u kapur nga një shtëpi në lagjen Saint Denis, të kryeqytetit .

Por, më 20 mars u raportua se i ikuri ishte detektuar në zonën Molenbek te Brukselit, ku edhe jetonte.

24 orë më vonë, shtëpia e Abdelsalem u rrethua nga forca të shumta të sigurisë, por ai nuk u zu as kësaj radhe.

Autoritetet në Bruksel ndërkaq kishin ngritur sigurinë në nivelin 4, duke bërë me dije se ky qytet i madh, por edhe krejt Belgjika, ishin target u sulmeve të reja të mundshme terroriste.

As 19 tentimet e reja për të kapur Abdelsalem, më 22 nëntor, nuk rezultuan me sukses. megjithatë, 16 personave tjerë iu vunë prangat. më pas, vetëm njëri nga ta u mbajt me akuzat për vepra terroriste, e tjerët u liruan.

Në ndërkohë, Franca kishte shpallur gjendje të jashtëzakonshme, që është në fuqi edhe tani.

Ky shtet, bashkë me Belgjikën, megjithatë, nuk ndalën planet për të kapur të dyshuarit e sulmeve të Parisit.

Më 10 dhjetor një prokuror francez njoftoi se derisa po hetonin një apartament në Sharbel të Brukselit, gjetën shenja të gishtërinjve të të kërkuarit kryesor Salah Abdeslami i cili mbetej në arrati.

Edhe në ditët e fundit të vitit të kaluar ishin bërë arrestime e bastisje.

Por, tek më 13 janar 2016 hetuesit konfirmuan se gjetën shtëpitë ku ishin planifikuar sulmet e Parisit.

14 ditë më pas, në një aksion tjetër, u vra një qytetar me prejardhje algjeriane, i cili po qëndronte ilegalisht në Belgjikë. te ai u gjetën armë dhe një flamur të të ashtuquajturit shtet islamik.

Hetimet e zhvilluara më pas dhanë rezultate më 18 mars. Këtë ditë, shumë forca të rendit kishin rrethuar një ndërtesë në lagjen Molenbek, ku dyshohej se po fshihej Abdelsalem.

Ai nuk u dorëzua, por siç shihet në këtë video ekskluzive, tentoi të ikte, pas sukses. Ai u plagos në këmbë, e më pas u prangos.

Nuk dihet nëse ka lidhje me këtë zhvillim, por Brukseli u shqetësua rëndë, të martën, kur një seri e shpërthimeve e goditi këtë qytet, fillimisht në aeroportin kombëtar Zaventem, e më pas edhe në një stacion metroje, pak metra larg godinave qendrore të bashkimit Evropian.

Sipas informacioneve të orës 17:00, 34 persona janë vrarë e mbi 100 tjerë janë plagosur rëndë e lehtë në këto sulme terroriste, për të cilat organizata Shteti Islamik e ka marrë përgjegjësinë./klankosova/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/historiku-i-sulmeve-terroriste-ne-evrope-video/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala