Helmimi i 60 nxënësve në Shkodër, dalin përfundimet e analizave

Autori:Gazeta Fjala

Screenshot_1-19-1

Kanë dalë rezultatet e analizave të Drejtorisë së Shëndetit Publik, pas helmimit të rreth 60 nxënësve, në shkollën e mesme “Adem Haxhia” në fshatin Postribë, Shkodër.

Pas analizave të kampionëve të ushqimeve, Drejtoria e Shëndetit Publik ka bërë me dije se nga mbi 20 monstra të marra nga nxënësit, 16 kanë rezultuar me salmonelë.
Kjo gjë ka sjellë helmimin e 60 nxënësve, të cilët pas përfundimit të mësimit kanë patur dhimbje barku dhe të vjella, pasi janë ushqyer një fast-food pranë shkollës. /tch

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/helmimi-i-60-nxenesve-ne-shkoder-dalin-perfundimet-e-analizave/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala