Haziri nuk e sheh si të besueshëm Shkumbin Mehmetin

Autori:Gazeta Fjala

foto-kushtrim-ternava-lutfi-haziri5

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, në Debat në RTK, ka komentuar deklarimet e mbrëmshme të dëshmitarit të mbrojtur të Prokurorisë Speciale, Shkumbin Mehmeti.

Ky i fundit në rrëfim të tij në Zona e Debatit në KlanKosova, përmend emrat që sipas tij kanë kryer vrasjen e disa prej zyrtarëve të lartë në Kosovë menjëherë pas luftës, përfshirë aktivistët e LDK-së.

Haziri, ka thënë se Mehmeti nuk është i besueshëm, pasi sipas tij, viteve të fundit është thënë se vrasësi i Xhemajl Mustafës është në Kuvendin e Kosovës, ndërsa mbrëmë u bë e ditur se nuk ka të bëjë me deputetin.

Ai më tej ka theksuar se nuk janë tre emra por shumë të tjerë që duhet hetuar për vrasjet e aktivistëve të LDK-së.

Viteve të fundit është thënë se vrasësi i Xhemajl Mustafës është në Kuvendin e Kosovës. Ndërsa mbrëmë u bë e ditur se nuk ka të bëjë me deputetin, por për një njeri pa adresë. S’di sa mundemi me i besu një personi si ai mbrëmë që e shikuam. Ai përmendi vetëm tre emra ndërsa ne mendojmë që duhet të hetohen 110 emra që kanë të bëjnë me dhunën dhe vrasjet ndaj aktivistëve të LDK-së”, ka thënë Haziri.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/haziri-nuk-e-sheh-si-te-besueshem-shkumbin-mehmetin-2/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala