Haziri: LDK-ja nuk ka lënë vend për t’u krijuar vakum institucional

Autori:Gazeta Fjala

Lutfi-Haziri-1

Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Gjilan, njëherësh nënkryetar i kësaj partie, Lutfi Haziri, tha sot se LDK unike dhe po punon që në rast dështimi të të tjerëve të marrë mandatin për krijimin e qeverisë.

Ai pas takimit me përfaqësuesit e nëndegëve dhe forumeve të LDK-së, tha se pavarësisht vonesave në krijimin e institucioneve, LDK-ja nuk ka lënë vend për t’u krijuar vakum institucional.

“Njëherësh kemi vendosur për funksionalizimin e plotë të shtabit punues, dhe nga sot grupet punuese do të shtrijnë aktivitetin në të gjitha nivelet dhe do të punohet në vlerësimin e drejtë të gjendjes me qëllim që t’i japim rëndësi projekteve që ndikojnë në krijimin e kushteve sa më të mira për jetë”, ka thënë Haziri.

Për më tepër, Haziri ka bërë të ditur se do t`i prijë procesit të fitores, i sigurt që Gjilani dhe Anamorava është gati për ta shënuar fitoren e radhës, duke i vazhduar dhe ruajtur projektet multi-milionëshe për Gjilanin.

“Nën qeverisjen tonë, Gjilanit i është kthyer kujdesi i qeverisë në investime dhe nuk do të lejojnë që kjo të shembet”, tha ai.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/haziri-ldk-ja-nuk-ka-lene-vend-per-tu-krijuar-vakum-institucional/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala