Haxhiu: Qeveria Haradinaj i ka ditët e numëruara

Autori:Gazeta Fjala

albulena-haxhiu-1-650x358

Deputetja nga rradhët e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas lajmit se as nesër nuk do të mbahet seanca plenare e Kuvendit të Kosovës ku në rend dite ka qenë Interpelanca për rritjen e pagave të Qeverisë, vendimi për pagën minimale dhe ai për skemën sociale.

Haxhiu, shkruan në Facebook se Qeveria e Haradinajt po i ikë ballafaqimit me Kuvendin dhe po tenton të mbys sipas saj Republikën parlamentare, një qeveri e tillë sipas Haxhiut, i ka ditët e numëruara.

Ky është postimi i plotë i Haxhiut në Facebook:

“As nesër nuk do të mbahet seanca plenare ku në rend dite ka qenë Interpelanca për rritjen e pagave të Qeverisë dhe vendimi për pagën minimale dhe ai për skemën sociale. Kështu u njoftuam nga Kuvendi!

Dje është dashur të mbahet seanca por në mungesë të kryeministrit, u caktua që vazhdimi i seancës të jetë të enjten. Shtrohet pyetja kush e morri të drejtën e shtyerjes së seancës?
Qeveria Haradinaj po i ik ballafaqimit me Kuvendin dhe po tenton të mbysë Republikën parlamentare! Një Qeveri e tillë, ditët i ka të numëruara!”/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/haxhiu-qeveria-haradinaj-i-ka-ditet-e-numeruara/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala