Haxhiu: Ligji s’po vlen për të ‘fortit’

Autori:Gazeta Fjala

Albulena-730x440-1-650x358

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka njoftuar se Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ua paska dërguar një shkresë komunave të Republikës së Kosovës me anë të së cilës paska kërkuar që të respektohet Ligji për barazi gjinore i cili kërkon përfaqësim të barabartë të grave e burrave në vendimarrje.

Sipas saj, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, duhet të na njoftoj se e njëjta shkresë a i është dërguar edhe Qeverisë e Kuvendit dhe institucioneve tjera publike pasi që zbatimi i Ligjit për barazi gjinore vlen për gjitha institucionet, agjensionet e bordet.

“Nga mbi 20 ministri, vetëm dy sosh drejtohen nga gratë! Unë nuk jam në dijeni nëse kanë kërkuar edhe tek Qeveria e Kuvendi respektimin e Ligjit për barazi gjinore. Pra mendësi e njëjtë. Ligji s’po vlejka për të “fortit””, ka shkruar ajo në Facebook.

Postimi i plotë:

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ua paska dërguar një shkresë komunave të Republikës së Kosovës me anë të së cilës paska kërkuar që të respektohet Ligji për barazi gjinore i cili kërkon përfaqësim të barabartë të grave e burrave në vendimarrje. Shumë mirë.

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, duhet të na njoftoj se e njëjta shkresë a i është dërguar edhe Qeverisë e Kuvendit dhe institucioneve tjera publike pasi që zbatimi i Ligjit për barazi gjinore vlen për gjitha institucionet, agjensionet e bordet!
P.sh nga mbi 20 ministri, vetëm dy sosh drejtohen nga gratë!

Unë nuk jam në dijeni nëse kanë kërkuar edhe tek Qeveria e Kuvendi respektimin e Ligjit për barazi gjinore. Pra mendësi e njëjtë. Ligji s’po vlejka për të “fortit”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/haxhiu-ligji-spo-vlen-per-te-fortit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala