Havolli: Po cenohet siguria e avokatëve

Autori:Gazeta Fjala

osman-havolli

Kryetari i Odës së Avokatëve, Osman Havolli, pas plagosjes së avokatit Azem Vllasi tha se është tepër shqetësues rasti i sotëm dhe me këtë, sipas tij, cenohet siguria e avokatëve.

Havolli bëri të ditur se Vllasi është plagosur rreth orës 7:15 të mëngjesit.

Ai tha se është tepër shqetësuese kjo ngjarje pasi cenohet siguria e avokatëve

“Gjendja e Vllasit është jashtë rrezikut për jetë, tani presim që policia t’i kryejë hetimet e nevojshme”, tha ai.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/havolli-po-cenohet-siguria-e-avokateve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala