Haskuka komenton dorëheqjen e Shpend Ahmetit

Autori:Gazeta Fjala

27629190-387277358410447-1650778844341335684-o-780x439_1520537348-9221220

Cialis Super Active online Viagra Soft cheapest Kryetari i vetëm i Komunës që i ka mbetur në udhëheqje Lëvizjes Vetëvendosje e që nuk i përket grupit të dorëhequrve, Mytaher Haskuka foli lidhur me dorëheqjen e Kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmetit nga kjo parti.

Në një prononcim për KALLXO.com, Kryetari i Prizrenit tha se dorëheqja e Ahmetit ka ndryshuar raportet e këtyre dyve por nuk beson që do të zbehë bashkëpunimin ndërkomunal.

“I kemi disa iniciativa që i kemi të përbashkëta dhe në këtë aspekt vazhdojmë në të gjitha komunat me të cilat mundemi me bashkëpunu, bashkëpunojmë nuk është problem, në unionin e Komunave Shqiptare. Normal që ka ndryshuar pak pasi nuk jemi partinë e njëjtë. Por në aspektin e bashkëpunimin në mes të Komunës së Prishtinës dhe Prizrenit, nuk shoh ndonjë problem”, tha Haskuka.

Ai po ashtu theksoi se Lëvizja Vetëvendosje është dëmtuar nga dorëheqjet e fundit pasi që sipas tij e kanë bërë më të vështirë synimin e LVV-së për ndryshim në Kosovë.

“Unë besoj që LVV ka qenë struktura e vetme për ndryshimin në Kosovë, tani ndryshimi është më problematik pasi ka ardhë deri te ndarja e forcave në njëfarë aspekti. Çdo person i cili largohet është dëmtim me njëfarë aspekti dhe normal që ka dëmtuar”,tha Haskuka.

Shpend Ahmeti ofroi dorëheqjen e tij nga Lëvizja Vetëvendosje mbrëmë./Kallxo.com

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/haskuka-komenton-doreheqjen-e-shpend-ahmetit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala