Haskuka: Incidenti i heqjes së flamujve është dashakeq

Autori:Gazeta Fjala

Mytaher-HaskukA-1-780x439

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka ka reaguar për heqjen e flamurit turk dhe lajmit të publikuar me media.

Haskuka përmes një postimi në facebook, ka thënë se “incidenti i heqjes së njërit prej këtyre flamujve, është dashakeq dhe nuk i paraqet vlerat e Komunës sonë”.

Postimi i plotë i Haskukës:

“Papërgjegjësia e portaleve të porositura për nxitje të urrejtjes dhe përçarjes

Për festën e pavarësisë, si edhe viteve të kaluara, Komuna e Prizrenit është stolisur me flamuj shtetërorë e kombëtarë. Sipas traditës, të cilën unë vetëm se e kam vazhduar, mes flamujve të vendosur ka edhe flamuj të vendeve mike, të vendeve që kanë intervenuar në vitin 1999 në çlirimin e Kosovës dhe kanë avokuar për pavarësinë e saj. Me këtë rast janë vendosur flamuj të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjermanisë, Turqisë, Britanisë dhe flamuj të Bashkimit Evropian.

Incidenti, duke e hequr njërit prej këtyre flamujve, është dashakeq dhe nuk i paraqet vlerat e Komunës sonë. Pa dashur ta amnistojë qytetarin për këtë veprim, mendoj se fajin më të madh e ka portali, i cili ditë më parë qëllimisht e ka dezinformuar opinionin me lajm të rrejshëm, duke e nxjerrë një foto prej kontekstit, ka shkaktuar përçarje dhe urrejtje në opinion.

Si pasojë e papërgjegjësisë së këtij portali, u krijua një incident me një vend mik siç është Turqia. Prandaj, ftoj organet e rendit ta hetojnë rastin si dhe t’i dënojnë portalet e tilla që shpifin dhe nxisin urrejtje. Perspektiva e Prizrenit dhe e Kosovës është në krijimin e miqësive dhe jo në përçarje. Ata që bëjnë akte të tilla Kosovën dhe shqiptarët i duan të izoluar dhe të përçarë” (sic.), ka shkruar Haskuka.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/haskuka-incidenti-i-heqjes-se-flamujve-eshte-dashakeq/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala