Hashim Thaçi në krye të bastionit të Ramush Haradinajt

Autori:Gazeta Fjala

-thaci R

Që nga paslufta Komuna e Deçanit është udhëhequr nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Komuna e vogël e Dukagjinit është edhe bastion i partisë së Ramush Haradinajt.

Pavarësisht kundërshtive që mund të ketë në kryeqendër, në Prishtinë në krye të zyrës së kryetarit Rasim Selmanaj pritet të vendoset fotografia e kundërshtarit më të madh Hashim Thaçi, raporton Gazeta Fjala.

Vendosjen e fotografisë e ka pranuar se do ta lejoj vetë Selmanaj edhe pse në Prishtinë pati kundërshtime të mëdha nga partia e tij që Thaçi të zgjidhet President vendi.

Kryetari Komunës së Deçanit, nga radhët e AAK-së, Rasim Selmanaj, do t’i respektoj vendimet e Institucioneve të vendit, për vendosjen e fotografisë së Presidentit Thaçi në zyrën e tij, në momentin që ato t’i sillen në Deçan.

“Ende nuk na i kanë sjell fotografitë, në momentin që na i sjellin Institucionet do ti vendosim në vendin e duhur”, tha Selmanaj për Gazetën Fjala.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/hashim-thaci-ne-krye-te-bastionit-te-ramush-haradinajt/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala