Hashim Thaçi do që Maqedonia të jetë stabile

Autori:Gazeta Fjala

ali-ahmeti-hashim-thaqi-foto-xhemail-sllovinja-7

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim të Maqedonisë, Ali Ahmeti, ka deklaruar se nuk është qëndrim i Maqedonisë se kosovarët kanë kryer aktin në Gushincë por i ndonjë zyrtari individual, megjithatë ai shtoi se dy qeveritë duhet të shkëmbejnë informacione lidhur me këtë incident.

Këto komente ai i bëri pas takimit me zëvendëskryeministri i Kosovës Hashim Thaçi. Ky i fundit tha se Kosova çmon rolin e Ahmetit për afirmimin e shqiptarëve në Maqedoni komunitet ky që po kontribuon në shtet ndërtimin dhe integrimin e Maqedonisë.

Thaçi shtoi se një Maqedoni stabile dhe evropiane është në interesin e Kosovës dhe integrimit në BE.

Ndërsa, Ali Ahmeti tha se në takim me Thaçin ka informuar atë me situatën politike në Maqedoni.

Ndërsa i pyetur rreth incidentit në Gushincë, Thaçi tha se institucionet e Kosovës mbështesin fuqishëm marrëveshjen e Ohrit e cila është arritur me mbështetjen e faktorit ndërkombëtarë.

Ndërsa, Ahmeti tha se janë në komunikim me shqiptarët e zonave për rreth kufirit me Kosovën dhe se askush nuk e do dhunën.

Ai tha se shqiptarët në Maqedoni nuk duan kriza të reja por jetësim të marrëveshjes së Ohrit dhe sa më shpejt të jenë të barabartë me maqedonasit është më mirë për të gjithë.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/hashim-thaci-do-qe-maqedonia-te-jete-stabile/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala