Hasani: AKP duhet ta pezullojë valën e re të privatizimit

Autori:Gazeta Fjala

Bajram-Hasani-780x439

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, e sheh të drejtë vendimin që ka marrë qeveria e vendit për ndaljen e privatizimit të tokave shtetërore në një afat kohor prej një viti, pasi ka investitorë të interesuar dhe atyre duket t’i t’u krijohen kushte për ta zhvilluar veprimtarinë e tyre.

Hasani ka bërë të ditur se qëllimi i këtij vendimi është investitorëve strategjik t’u krijohen kushte për ta zhvilluar veprimtarinë e tyre.

Sipas tij, ka qenë i domosdoshëm ky vendim sepse komunat në Kosovë kanë pak hapësira publike.

“Qëllimi i këtij vendimi realisht arsyshmërija ekonomike, të krijojmë investitorëve strategjik, investitorëve që janë të interesuar që të bëjnë investime edhe të jashtëm, edhe të brendshëm kushte për të zhvilluar veprimtarinë e tyre. Natyrisht jemi duke i bërë të gjitha për jetësimin e ligjit të investimeve strategjike, në ligjin për investime strategjike ceket që çdo investitori duhet t’i sigurohet hapësira. Natyrisht ne mendojmë që kemi bërë një vendim të drejtë për shkak se është e domosdoshme kjo ndalje, sepse komunat e Kosovës kanë shumë pak hapësirë publike. Besojmë që do të ndërtojmë një komision ndërministror së bashku me komunat që t’i analizojmë apo t’i nxjerrim të gjitha pikat që janë të përshtatshme edhe për investimet por natyrisht do t’i marrim parasysh edhe kërkesat e komunës”, tha Hasani, për KosovaPress.

Sipas Hasanit interesimi i investitorëve të brendshëm dhe të jashtëm i ka shtyrë ata që të marrin vendim për ndaljen e privatizimit të tokave.

Ai po ashtu tha se duhet të pezullohet edhe vala e privatizimit që ka ndërmarrë Agjencia Kosovare e Privatizimit.

“Jemi duke bërë përpjekje, duke i nxjerr aktet nënligjore të ligjit për investime strategjike dhe kemi investitorë të interesuar. Por ajo na ka shtyrë më shumë në këtë drejtim të ndalim tokat e privatizuara. Pas deklarimeve tona publike, edhe ne si ministri, edhe zëvendëskryeministrit edhe kryeministrit, është për të ardhur keq që AKP-ja ka ndërmarrë, ka hedhur një valë të madhe të privatizimit, mirëpo në takimin qeveritar me vendimin që është marrë duhet të pezullohet edhe kjo valë që është marrë“, tha ai.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme ekzekutivi i vendit me iniciativë të zëvendëskryeministrit, Fatmir Limaj ka marrë vendim që për një periudhë një vjeçare të ndalet privatizimi i tokave shtetërore.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/hasani-akp-duhet-ta-pezulloje-valen-e-re-te-privatizimit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala