Hardinaj u takua me diplomatin e Mbretërisë së Bashkuar, Simon McDonald

Autori:Gazeta Fjala

haradinaj-fmc-donald-780x439

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, zhvilloi një takim me Nën-Sekretarin Permanent dhe Udhëheqësin e Shërbimit Diplomatik në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Simon McDonald, i cili po qëndron në Kosovë në kuadër të një vizitë rajonale.

Ata diskutuan rreth zhvillimeve të fundit politike dhe institucionale në vend, me theks të veçantë krijimin e institucioneve të reja, sfidat dhe angazhimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës në rrugën drejtë zhvillimit ekonomik, sundimit të ligjit, dhe integrimit ndërkombëtar të Kosovës.

Kryeministri Haradinaj e falënderoi Nën-Sekretarin britanik McDonald për rolin dhe kontributin e Britanisë së Madhe në të gjitha etapat e zhvillimeve për Kosovën. Nën-Sekretari McDonald ritheksoi vullnetin dhe gatishmërinë e Britanisë së Madhe, për të vazhduar dhe thelluar bashkëpunimin e ngushtë bilateral ndërmjet dy shteteve. /Telegrafi/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/hardinaj-u-takua-me-diplomatin-e-mbreterise-se-bashkuar-simon-mcdonald/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala